Skuadra më e dobët e PL ja ndal fitoren Arsenalit!

Share Messenger

Arsenali nuk arrin ta mbajë epërsinë prej 2-0, barazim zhgënjyes me ëatfordin

Arsenali është dashur të pajtohet me një pikë të fituar nga përballja me ëatfordin në “Vicarage Road”.

“Topçinjtë” sigurisht se do të ndahen të zhgnëjyer me rezultatin, pasi po avanconin 2-0 pas minutës së 32-të.

Dy gola nga Pierre-Emerick Aubamyeang në minutat 21′ dhe 32′ ia siguruan londinezëve një epërsi komode.

Mirëpo, në intervalin e dytë, një gabim trashanik nga Sokratis i cili ia dhuroi topin Tom Cleverleyt në zonë për të shënuar për 2-1, ngriti tensionet te mysafirët dhe rihapi ndeshjen.

Ajo që iu frikësuan të gjithë tifozët e Arsenalit në fund ndodhi, me Watfordin që barazoi në minutën e 81-të me anë të një penalltie të konkretizuar nga Roberto Pereyra.

Pas këtij barazimi, Arsenali pozicionohet në vendin e shtatë me tetë pikë, ndërsa ëatfordi grumbullon dy pikë dhe mbetet në pozitën e 20-të.

Share Messenger

Më të lexuarat