S’ka tradhti: Miliarderja më e re në botë dhe partneri, më të dashuruar se kurrë

Share Messenger

Kylie Jenner së fundi u përfol se është tradhtuar nga i dashuri i saj, Travis Scott.

Por, ata e dëshmuan se janë më të dashuruar se kurrë teksa kanë mbërritur në festivalin muzikor ‘Coachella’ me avionin e tyre privat.

Teksa kanë zbritur prej tij, miliarderja 21-vjeçare dhe këngëtari kanë shkëmbyer një puthje shumë pasionante.

Kylie e ka postuar foton në Instagram, për të treguar se është e lumtur me babain e “Stormit” të saj.

Kujtojmë që romanca e tyre filloj pikërisht në festivalin ‘Coachella’ dy vite më parë ndërsa çifti kanë një vajzë e cila muajin e kaluar mbushi 1 vjeç.

Share Messenger