Si t’a dalloni një person që u’a ka zilinë?

Share Messenger

Zilia është ndryshe nga emocionet e tjera. Është emocion i vogël, egoist dhe i zbrazët. Shumica e njerëzve përpiqen ta fshehin atë. Por ndonjëherë, ata nuk mund ta fshehin siç duhet.

Këtu janë 6 shenja që dikush ju ka zili:

1. Ata bëhen nervoz kur ju keni sukses

Sa herë që arrini diçka e që është e rëndësishme për ju, ju dëshironi ta ndani atë me njerëzit përreth jush. Por një person ziliqar kurrë nuk do të jetë i lumtur për ju. Për më tepër, ata madje mund të përpiqen të minimizojnë suksesin tuaj ose disi ta bëjnë atë për veten e tyre.

2.Ata nuk janë të sinqertë

Nuk është vetëm sa për të mos thënë se ju kanë zili, është për çdo gjë tjetër. Ata mund t’ju komplimentojnë, t’ju tregojnë se sa ju admirojnë, por ju mund ta ndjeni se janë të pasinqertë.

3.Ata janë shumë konkurues

Nuk ka asgjë të keqe me një grimë të konkurrencës miqësore, por këta njerëz duket se janë të obsesionuar me të. Ata nuk kujdesen për asgjë tjetër përveçse të provojnë të kalojnë në epërsi.

4.Ata ju gjykojnë për çdo gjë

Ju kurrë nuk mund të fitoni me këta njerëz. Ata gjithmonë do të gjejnë diçka për të ju kritikuar . Sipas mendimit të tyre, gjithçka që keni arritur është një çështje me fat, jo me aftësi.

5.Ata krijojnë thashetheme për juve

Kur çdo gjë tjetër dështon, ata do të përhapin thashethemet rreth jush. Kjo është mënyra e tyre për të fituar kontroll. Ata do të krijojnë thashetheme për arritjet tuaja dhe imazhin tuaj.

6.Ata përpiqen që të u’a prishin marrëdhëniet me të tjerët

Ndoshta një nga gjërat që kanë më shumë zili për ju janë marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Dhe ata do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i shkatërruar këto, qoftë përmes thashethemeve, apo ndonjë mënyre tjetër.

Sigurohuni që të mbroheni nga sjellja toksike e këtyre njerëzve! Ju lutem, shpërndajeni këtë!

Share Messenger