Si reagoi Granit Xhaka kur e pyetën a do të luante kundër Kosovës?

Share Messenger

Yjet e futbollit Granit Xhaka dhe Milot Rashica po qëndrojë në Prishtinë ku sonte do ta zhvillojnë një ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00, transmeton Gazeta Metro.

Kjo ndeshje organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Para ndeshjes është organizuar një konferencë për media.

Xhaka është pyetur se a do të lunte me Zvicrën në një ndeshje eventuale ndaj Kosovës.

“Një ndeshje kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë që të luajmë. Do të ishte vështirë pasi që prindërit i kam nga Prishtina, jemi nga Kosova. Unë kam lindur në Zvicër, mirëpo ndjehem shqiptar”, deklaroi Xhaka.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka nderuar yjet shqiptare me ‘Çelësin e Prishtinës’ gjatë një konference për media.

Ndryshe, në ndeshje miqësore do të ketë yje të estradës dhe ish-futbollistë.

Xhaka po shkëlqen me Arsenalin dhe Zvicrën derisa Rashica me Kosovën dhe Werder Bremenin.

Share Messenger

Më të lexuarat