Shumë para të shpenzuara, por ende pa rezultat

4 Shares Share Messenger

Skuadrat angleze pavarësisht se kanë investuar shumë para në afatet kalimtare, sidomos në tri të fundit nuk e kanë pasur rezultatin që e kanë dashur
Shumë skuadra gjatë afatëve kalimtare forcohen për të fituar trofe jo vetëm në vend por edhe në Europë.

Por, pavarësisht kësaj disa skuadra të Premier Ligës ka vite që nuk kanë arritur që të fitojnë trofenë e shumë dashur, Ligën e Kampionëve.

Të fundit që e fituan këtë ishin londinezët e Chelsea në vitin 2011-12.

E njëjta skuadër për ta përsëritur këtë sukses ka shpenzuar nëpër afate kalimtare të verës 365 milionë funte. Por në tri vite Chelsea arriti që të fitonte vetëm një Premier Ligë gjatë vitit 2016-17, por rezultoi rezultate shumë të dobëta në Ligën e Kampionëve që u eliminua sezonin e kaluar nga Barcelona.

Një tjetër skuadër që ka shpenzuar shumë është skuadra e Liverpool, sidomos në afatin e fundit. Liverpool për tri afate kalimtare verore ka shpenzuar 330 milionë funte. Reds nuk kanë fituar që afër tri dekada titull në Angli, derisa sivjet arritën në finale të Ligës se Kampionëve por u mund nga Real Madridi më rezultat 3-1.

City, që është kampioni në fuqi i Premier Ligës, për tri afate verore ka shpenzuar 318 milionë funte. Kjo skuadër përpos sukseseve në Angli, nuk ka suksese të mëdha në Europë.

Një tjetër skuadër që investon por nuk ka pothuajse asnjë sukses as në vend as jashtë është skuadra e Everton e cila ka futur në skuadër 225 milionë funte, të cilat ende kanë rezultuar pa asnjë sukses.

Manchester United dështoi në këtë afat për të transferuar shumicën e objektivave që kishte por që nga largimi i Sir Alex Ferguson kjo skuadër nuk po di të kthillet. Për tre afate verore United ka shpenzuar 217 milionë funte dhe suksesi i vetëm i saj ka qenë fitimi i Europa League në sezonin 2016-17.

Pas United është Arsenal që po ashtu që 14 vite nuk e kanë shijuar fitimin e një trofeu në Premier Ligë. Arsenal ka shpenzuar 175 milionë funte në tri afatet e fundit verore dhe në kabinetin e vet ka arritur që ta fusë vetëm një FA Cup në sezonin e fundit. Arsenal arritën edhe në gjysmëfinale të Europa Ligës sezonin e fundit por u eliminuan nga Atletico Madrid.

Dy skuadrat e fundit që kanë investu mbi 100 milionë euro por që nuk kanë shënuar asnjë rezultat janë: Ëest Ham që ka shpenzuar më shumë se 143 milionë funte dhe Tottenham 110 milionë funte.

Share Messenger