“Shumë e rrezikshme për të luajtur Messi dhe Dybala së bashku…”

15 Shares Share Messenger

Jorge Sampaoli tha se është shumë e rrezikshme që të bashkohet Lionel Messi dhe Paulo Dybala së bashku në 11-shen startuese, pasi lufta e Argjentinës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës së vitit të ardhshëm është “jetë a vdekje”. Argjentina mirëpret në Buenos Aires Perunë, të enjten, me të besuarit e Sampaolit që synojnë të kapin vendin e pestë në renditjen e Conmebol, i cili do të jetë i mjaftueshëm vetëm për një “play-off”. Me kaq shumë për të luajtur në “La Bombonera”, trajneri Sampaoli heziton të aktivizojë Messin dhe Dybala në të njëjtën linjë, duke pasur parasysh mungesën e të luajturit së bashku. “Tani nuk ka kohë për të punuar mbi marrëdhëniet Dybala-Messi, ne duhet të shkojmë në diçka më konkrete”, – tha Sampaoli, i cili është i bindur se Argjentina do të kualifikohet për në finalet e Botërorit të Rusisë.

Dybala, i cili ka luajtur rregullisht për Juventusin këtë sezon dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha garat, më parë e pranoi se ishte e vështirë të luante me Barcelonën, ku është Messi, sepse të dy zënë pozicione të ngjashme në fushë. Lidhur me këtë koment, Sampaoli shtoi: “Unë nuk shoh në atë që tha Dybala diçka të keqe. Ai tha se ishte i lumtur të luante me Messin, por thjesht nuk e gjeti vendin e tij. Leo duhet të lëvizë në fushë normalisht, siç bën me klubin e tij, – vazhdoi Sampaoli. – Për të shpikur një pozicion, apo për ta strukturuar atë, kjo do të ishte diçka e çmendur. Kur përdorim formacionin 4-2-3-1, ai është edhe më tej përpara, gjithmonë pranë portës.”

Share Messenger

Më të lexuarat