Shuma marramendëse që agjenti i Ronaldos do ta fitojë nga kalimi i tij në Juventus

14 Shares Share Messenger

Transferimi i pabesueshëm i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus për 112 milionë euro, do të bëjë që agjenti i tij të marrë 11 milionë, ka konfirmuar klubi i Serie A.
Jorge Mendes i bëri një propozim Juventusit kur ia shiti mbrojtësin Joao Cancelo nga Valencia muajin e kaluar – dhe klubi më pas bëri një ofertë prej rreth 100 milionë euro për Realin.

Përveç tarifës së agjentit, ish-klubet e Ronaldos si Sporting Lisbona dhe Mançester do të ndajnë gjithsej rreth 5 milionë euro, duke e bërë kështu marrëveshjen me vlerë më shumë se 100 milionë..

Sponsori Fiat ra dakord të mbante barrën e pagave të tij prej rreth 30 milionë euro, duke ndihmuar kështu në lehtësimin e pagesës, por kostoja totale për klubin do të jetë 350 milionë euro gjatë katër viteve.

Ronaldo u takua me presidentin e klubit Juventus, Andrea Agnelli, të martën pasdite në një hotel në Greqi, para se të pajtohej për marrëveshjen katër vjeçare me vlerë prej 565,905 euro në javë.

Besohet se transferimi u krye në takimin në Greqi, ku Ronaldo aktualisht është në pushime me të dashurën dhe familjen e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat