Shtetasja angleze viziton Prizrenin, i ndodh e tmerrshmja rrugës për në Kala

7 Shares Share Messenger

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me inicialet M.B., mbi dyshimin se ky i fundit ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetase angleze në Prizren.
Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari M.B. nga Fshati Hoqë, në mbrëmjen e 7 gushtit e detyron shtetasen angleze të kryejë marrëdhënie seksuale, derisa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në Kala.

“Me datën 07.08.2018 rreth orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima, shtetase e Anglisë, duke ecur rrugës për në Kala të njëjtën e detyron të kryejë aktin seksual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Share Messenger