“Shqiponjat” e godasin Serbinë në Rusi

66 Shares Share Messenger

Kosova dhe Shqipëria nuk po marrin pjesë në Botëror. Por, emocionet e garës më të madhe të futbollit të premten mbrëma prekën në zemrat e gjithë shqiptarëve. Zvicra shënoi fitore në ndeshjen shumë të vlefshme kundër Serbisë me rezultat 2:1. Kreatorë të këtij triumfi të jashtëzakonshëm ishin Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët e realizuan nga një gol. Dhe, ato i festuan me shqiponjën dykrenore për t’ua dedikuar gjithë shqiptarëve. Kjo bëri që festa zvicerane të bartet edhe në trevat shqiptare. Kurse, serbët shijuan dëshpërim të vërtetë, shkruan sot Gazeta Zëri.

“Drona” edhe në Rusi

“Shqiponjat” fluturojnë mbi kokën e Serbisë në Botëror

Serbia ka pësuar keq edhe njëherë nga shqiptarët në futboll. Rolin e dronit të Ballistit të famshëm të ndeshjes Serbi – Shqipëri në Beograd të premten mbrëma në Rusi e luajtën Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Dyshja shqiptare e realizoi nga një gol fantastik duke e shndërruar humbjen në fitore prej 2:1, në favor të Zvicrës. Festimi i golave nga Shaqiri e Xhaka, duke e formuar shqiponjën dykrenore, dhuroi festë madhështore në Zvicër dhe Kosovë. Shqiptarët përjetuan krenari të jashtëzakonshme, kurse serbët shijuan dëshpërim të vërtetë

Kosova dhe Shqipëria nuk po marrin pjesë në Kampionatin Botëror. Por, emocionet e garës më të madhe të futbollit të premten mbrëma prekën çdo shqiptar. Fitorja e Zvicrës së Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit dhe Blerim Xhemailit kundër Serbisë me rezultat 2:1 dhuruan emocione të papërshkrueshme jo vetëm në shtetin zviceran, por edhe në Kosovë, Shqipëri dhe te të gjithë shqiptarët në Maqedoni, në Luginë dhe në diasporë.

Ndeshja e shumëpritur dhe e shumëpërfolur e Grupit E ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, e cila në mënyrë indirekte i kishte përfshirë gjithë shqiptarët për shkak të katër futbollistëve më të mirë të Zvicrës me prejardhje shqiptare, pati fillim, vazhdim dhe përfundim dramatik. Serbia kaloi e para në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 5-të përmes golit që e shënoi me kokë sulmuesi i saj, Mitroviç. Mirëpo, ekipi helvetik gradualisht e mori lojën nën kontroll. Provoi edhe të barazoi dy herë përmes Xhemailit, që ishte i pafat. Mirëpo, goli i shumëpritur erdhi në minutën e 52-të, kur me një gjuajtje të hatashme Granit Xhaka shënoi gol fantastik për 1:1. Golit të Xhakës më shumë iu gëzuan shqiptarët sesa vet zviceranët. Kjo për shkak se futbollisti nga Prishtina golin ua dedikojë në fakt shqiptarëve duke e festuar atë midis Rusisë me formimin e shqiponjës dykrenore, tradicionale shqiptare. Goli fenomenal i Xhakës i dha zemër Zvicrës, e cila në njërën anë e lodhte ekipin serb, e në anën tjetër me këmbëngulësi e kërkonte golin e dytë dhe të fitores. Në këtë mision Zvicra nuk u dorëzua deri në fund fal shpirtit luftarak të Shaqirit dhe shokëve të tij. Ishte pikërisht Shaqiri ai i cili në minutën e fundit të kohës së rregullt e mori një top dhe me shpejtësi hyri në zonën e portierit Stojkoviç, të cilin e gjunjëzoi bashkë me Serbinë duke shënuar për 2:1. Sikurse Xhaka, edhe Shaqiri golin e veçantë të karrierës së tij ua dedikojë bashkëkombësve të tij, duke festuar me shqiponjën dykrenore. Shkëlqesinë e “Shqiponjave” shqiptare nuk e kapërdinë dot tifozët serbë në stadium, të cilët filluan të thërrisnin “vrite shqiptarin”. Dëshpërim të madh përjetuan gjithë serbët në Serbi. Kurse, shqiptarët u ndjenë krenarë thuajse njëjtë sikurse në tetorin e vitit 2014, kur droni i famshëm i Ballist Morinës fluturonte mbi Beograd ku luhej ndeshja e jashtëzakonshme në mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila përfundimin e kishte gjet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Por, kësaj radhe në rolin e atij droni u panë duke “fluturuar” me stil të shqiponjave Xhaka e Shaqiri. Ata me respekt të madh u quajtën “Shqiponja” edhe nga vet zviceranët, të cilët shprehën mirënjohje të madhe për kontributin e hatashëm të Xhakës, Shaqirit, Behramit e Xhemailit edhe në këtë botëror.

Falë golave të Shaqirit e Xhakës Zvicra bëri hap të madh drejt kualifikimit në të tetën e finales dhe për faj të dyshes shqiptare Serbia është afruar në prag të eliminimit. Dhe, rezultati i kësaj ndeshje e nxori në rrugë edhe qytetarët në Kosovë, të cilët festuan me vetura e fishekzjarrë thuajse në të gjitha qytetet e vendit tonë.

Mt: Brazili feston në fund

Brazili ka festuar në fund në ndeshje me Kosta Rikën, e vlefshme për Grupin E të Botërorit. “Seleçao” ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por portieri Keylor Navas ua ka mohuar golin Neymarit me shokë. Mirëpo, në lojën shtesë brazilianët shënuan dy herë. Fillimisht realizoi Philippe Coutinho pasi e mori një top nga Gabriel Jesus, ndërsa golin e dytë nga Douglas Costa. Kjo fitore ua rrit gjasat brazilianëve për t’u kualifikuar në të tetën e finales pasi tash kanë katër pikë, derisa kostarikanët mbeten në pozitën e fundit pa pikë me dy humbje nga dy ndeshje. Brazili në ndeshjen e tretë dhe vendimtare do të përballet me Serbinë, ku edhe do të përcaktohen ekipet që do të shkojnë tutje dhe pozita e parë dhe e dytë.

Fakt

Xherdan Shaqiri është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes Serbi – Zvicër 1:2. I ndihmuar nga goli i Granit Xhakës, goli i dytë e Shaqirit e ka dërguar Zvicrën shumë afër të tetës së finales. Kurse, Serbia tani përballet me rrezik të madh eliminimi.

Botërori 2018

Grupi E

Serbia – Zvicra 1:2

Brazili – Kosta Rika 2:0

Tabela

1. Brazili 2 4

2. Zvicra 2 4

3. Serbia 2 3

4. Kosta Rika 2 0

Botërori 2018

Grupi D

Nigeria – Islanda 2:0

Tabela

1. Kroacia 2 6

2. Nigeria 2 3

3. Islanda 2 1

4. Argjentina 2

Share Messenger

Më të lexuarat