“Shqiponja” zgjidhet fjala e vitit në Zvicër

35 Shares Share Messenger

Pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë simbolin kuqezi të shqiponjës me duar, mediat sportive vlonin nga debati lidhur me këtë çështje.
Zvicra e mposhti Serbinë me rezultatin 2-1 me dy golat e lojtarëve shqiptarë.

Megjithatë, habia vjen nga juria e Shkollës së Lartë e Zürichut për Shkenca Aplikative e cila ka zgjedhur fjalën “Doppeladler” (Shqiponjë) si fjalën e vitit në Zvicër.

Në njoftimin e tyre thuhet: “Në vitin 2018 shqiponja ka qenë e pranishme gjithandej dhe është shfaqur në përditshmërinë e Zvicrës; me debatet mbi të do të merremi edhe një kohë të gjatë.”

 

Share Messenger