Shqiperia vjen me fitore, të parën nën drejtimin e trajnerit Eduardo Reja

Share Messenger

Kombëtarja Shqiptare ka shënuar fitoren e dytë në kualifikimet për Euro 2020, të parën nën drejtimin e trajnerit Eduardo Reja.

‘Kuqezinjtë’ kanë mposhtur 2:0 në ‘Elbasan Arena’ Kombëtaren e Moldavisë, në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Rejas, por që vuajti për t’i shënuar golat e fitores.

U desh të pritet minuta e 66’ për t’u shënuar goli i parë në këtë ndeshje, me Sokol Cikalleshin që i dha epërsinë Shqipërisë.

Në minutën e 93’, Ylber Ramadani me një gol të bukur, vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitore, Shqipëria numëron 6 pikë, pas katër ndeshjeve.

Share Messenger

Më të lexuarat