Shqipëria i kthehet fitores, triumfon ndaj Moldavisë

Share Messenger

Kombëtarja shqiptare i është kthyer fitores pas humbjes 1:0 ndaj Islandës të shtunën.

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e katërt të tyre në kuadër të grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Shqipëria luajti më mirë gjatë gjithë kohës, por pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e parë, 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola.

Lojën e mirë kuqezinjtë e vazhduan edhe në pjesën e dytë, derisa edhe e gjetën golin e parë me anë të zëvendësuesit Sokol Cokalleshi, i cili shënoi në minutën e 66-të.

Ndërkohë, vendasit e gjetën edhe golin e dytë me anë të një realizimi të bukur të Ylber Ramdanit në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore, Shqipëria tani grumbullon 6 pikë në grupin H dhe zë vendin e katërt./

Share Messenger

Më të lexuarat