Shpëton skiatorin e lënduar, Piloti francez i helikopterit mahnitë të gjithë

194 Shares Share Messenger

Një pilot i helikopterit ka lënë gojëhapur të gjithë, ata që kanë pasur rastin ta shohin videon e tij të shpëtimit të një skiatori të lënduar në alpet franceze.

Ai lëre që arriti t’ia shpëtojë jetën skiatorit të lënduar, por mbajti “të varur” helikopteri në kodër, derisa helika e tij sillej me shpejtësi të madhe pak centimetra larg kodrës me borë.

Ka munguar vetëm një lëvizje e vogël që ta paguaj me jetë piloti i helikopterit që fitoi epitetin e heroit në HauteSavoie të Francës. Bëhet fjalë për një pilot të policisë franceze, që intervenoi me kohë për ta nxjerr skiatorin në zonën e njohur për turistë britanikë.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një i ri ia bën me dorë pilotit të helikopterit, që në mënyrë shumë precizë uli helikopterin për ta marrë 19-vjeçarin Bruno që ishte lënduar duke skijuar.

Share Messenger

Më të lexuarat