Shpenzoi 100 milion dollarë për një Pushim që hyri në histori. Ja ku shkoi Mbreti Salman!

Share Messenger

Shpenzoi 100 milion dollarë për një Pushim që hyri ne histori. Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, mbretëron në një vend ku paga mesatare vjetore është rreth 33 mijë dollarë, por kjo nuk e pengon aspak që ai vetë, të shpenzojë 100 milionë dollarë për një muaj pushime.

Mbreti Salman udhëtoi në vendin e tij të preferuar për pushime, Tangier, i cili ndodhet në veri-perëndim të Marokut.

Ai shoqërohej nga një eskortë prej 1000 personash, ku përfshiheshin familjarë, miq dhe staf shërbimi, si dhe rreth 200 makina luksoze, në dispozicion të mbretit dhe shoqëruesve të tij.

Të gjithë u akomoduan në hotele luksoze, ndërsa vetë mbreti saudit qëndroi në një resort të shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh, i cili është rinovuar vetëm vitin e kaluar dhe ka edhe pistë helikopterësh.

Paratë e shpenzuara nga mbreti Salman, gjatë një muaji pushime, përbëjnë 1.5 % të të ardhurave të Marokut, nga turizmi i të huajve.

Share Messenger

Më të lexuarat