Shpend Ahmeti pasi u deklasua pa Vetevendosjen, uron fituesin!

Share Messenger

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rezultateve ende jo përfuindimtare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.Në një postim në Facebook, Shpend Ahmeti ka thënë se e uron fituesin e këtyre zgjedhjeve, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit.Të nderuar qytetarë,Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë.

Share Messenger

Më të lexuarat