Shpend Ahmeti i jep një lajm Isa Mustafës

5 Shares Share Messenger

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës nga radhët e VV-së, Shpend Ahmeti i cili synon të udhëheq këtë komunë edhe për katër vite, ka paralajmëruar padi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës njëherit liderit të LDK-së Isa Mustafa, për shpifje.

Ahmeti, ka thënë se asnjëherë gjatë mandatit të tij si kryetar i Prishtinës nuk ka shfrytëzuar ndonjë peroplan privat për të udhëtuar jashtë vendit.

“Nuk kam shkur me Aeroplan privat askund. Nuk është në rregull me këto shpijfe të ulëta me u fsheh mbrapa Arbanit”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Ai tutje ka shtuar se për këtë shpijfe do ta padisë nesër në gjyakatë.

“Për ato shpifje që i ka bërë nesër do ta padisë në gjykatë. Dhe duhet të jap llogari para gjykatës për atë”, është shprehur ai.

Kreu i LDK-së, Mustafa në orët e mbrëmjes së sontme akuzoi Ahmetin se kishte udhëtuar me aeroplan privat tëbizneseve që operojnë edhe në Prishtinë për të shikuar një ndeshje të futbollit.

Ky kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës është në balotazh me kandidatin e LDK-së Arban Abrashin. Zgjedhjet për balotazh do të mbahen më 19 nëntor.

Share Messenger

Më të lexuarat