I shoqëruar nga një vajzë, vdes plaku 70 vjeç në një hotel në Prishtinë

Share Messenger

Sot rreth orës 13:00, një person është gjetur i vdekur në lagjen “Velania” në Prishtinë. Këtë lajm e ka konfirmuar policia, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express, por pa dhënë detaje të tjera.

Vdekja e këtij personi ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Velania të Prishtinës, dhe policia po e cilëson rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Janë rrethana që po hetohen nga policia por se tani jemi në një fazë fillestare ku po punohet për t’u sqaruar ato”, tha Burovci .

Por, burime të Expressit bëjnë të ditur se personi në fjalë është 70 vjeç dhe ka vdekur në një hotel të kësaj lagjeje.

I njëjti burim thotë se ai ishte i shoqëruar me një femër, e cila pas vdekjes së 70-vjeçarit, ka ikur në drejtim të panjohur.

Share Messenger

Më të lexuarat