Shokuese: Pamje të rënda të çiftit pasi morën drogën vdekjeprurëse (Video)

Share Messenger

Skenat si kjo po bëhen çdo herë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, poashtu ekziston frika se droga e cila e mbyti këngëtarin Prince është përgjegjëse për 130 vdekje në Britani që prej dhjetorit. Këto fotografi të tmerrshme e tregojnë një çift pasi morën dozë të madhe të një droge tejet të fortë e vdekjeprurëse.

Në fotografi shihen një grua dhe një burrë pa vetëdijë të shtrirë afër njëri tjetrit në një veturë e cila ka bërë aksident me një tjetër.Fentanil- është një lloj i substancës narkotike 50 herë me e fortë se heroina dhe 1 mijë herë me e fortë se morfina.

Droga në fjalë është aq e fortë sa policët aksidentalisht kanë rënë pre e mbidozës, vetëm për shkak se kanë prekur të arrestuarit që kanë përdorur këtë drogë.

Disa qytete në Amerikën veriore janë duke e kaluar një epidemi të kësaj droge.

Droga e tillë tradicionalisht prodhohet në Kinë, dhe pastaj kaoi deri në Amerikë, por kartelet meksikane të drogës kanë marrë një pjesë të madhe të tregut, raporton Fox News.

Gruaja në fotografi ka arritur të shpëtojë pas ndihmës mjekësore, por të njëjtin fat nuk e ka pasur edhe burri afër saj.

Në qershor u shënua një vdekje e një foshnjës vetëm për shkak që ra në kontakt me drogën.

Share Messenger

Më të lexuarat