Shkurte Fejza në koncertin e Unikkatilit, do t’i çmend serbët e veriut me 27 korrik

Share Messenger

Me datën 27 korrik në Mitrovicë do të ketë koncert të madh. Aty do të këndojë reperi i njohur Unikkatil, i cili e ka konfirmuar këtë përmes rrjeteve të tij sociale

Por, ai nuk do të këndojë i vetëm. Në koncertin e tij do të marrë pjesë edhe këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë ajo.

“Po, do të marr pjesë në koncertin e Unikkatilit me datën 27 korrik”, ka thënë këngëtarja.

Shkurte Fejza ka treguar se në mesin e këngëve që do t’i këndojë, pa dyshim do të jetë edhe kënga “Jo nuk ndahet Mitrovica”.

“Do ta këndoj këngën “Jo nuk ndahet Mitrovica”, ka konfirmuar këngëtarja.

Koncerti i reperit Unikkatil është duke u pritur me gëzim të madh nga adhuruesit e muzikës së tij të cilët që tani kanë nisur të përgatiten për natën e madhe të këtij koncerti.

Share Messenger

Më të lexuarat