Shkëlzen Gashi takon Messin dhe Rakiticin

Share Messenger

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë që aktualisht është pa klub, Shkëlzen Gashi, e ka publikuar një fotografi me yllin dhe kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, në Instagram.

Në orët e vona të së premtes, Shkëlzen Gashi e publikoi një fotografi me yllin argjentinas Lionel Messin në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar fotografinë me një emotikon të zjarrit.

Gashi, i cili është 31 vjeçar, duket se është afër përfundimit të karrierës së tij si futbollist, pasi që në mars të këtij viti u largua nga Colorado dhe nuk gjeti klub të ri.

Ai dje u takua edhe me yllin tjetër të Barcelonës, mesfushorin kroat Ivan Rakitic

“Ishte e mrekullueshme të të shoh vëlla. Legjendë e gjallë. Shumë faleminderit vëlla @Ivanrakitc”, shkroi Gashi.

Share Messenger

Më të lexuarat