Shikojeni veturën që vozitet në krahun e kundërt të rrugës në Prishtinë

11 Shares Share Messenger

Prishtina është thuajse gjithnjë e ngarkuar nga automjetet e shumta. Më së shumti gjatë sezonit të verës pasi shtohen edhe më shumë vizitorët në kryeqytet.
Por e gjitha kjo ndikon edhe në kolona të gjata dhe të mundimshme në qendër dhe jashtë saj.

Orët e para të ditës së sotme një veturë e tipit ‘BMË X6’ ka bërë një veprim të paarsyeshëm. Përgjatë magjistrales Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të ‘Albit’ vetura ka vozitur në këndin e kundërt, kështu duke rrezikuar veten dhe të gjithë pjesëmarrësit e trafikut, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se rastet e fundit me vozitje të ngjashme kanë qenë mjaft të përmendura, ku një prej tyre shkaktoi edhe një aksident shumë të rëndë me fatalitet përgjatë autostradës.

Share Messenger

Më të lexuarat