SHELL Kosova sjell për herë të parë në Kosovë, Formula 1 Scuderia Ferrari

Share Messenger

SHELL për herë të parë në Kosovë po e sjellë Formulën 1 Ferrari me një organizim të
jashtëzakonshëm që do të filloj nga data 17 korrik dhe do te zgjasë deri me 30 korrik ku
karvani organizativ me shume surpriza do te vizitoi te gjitha qytetet e Kosovës.

Qytetarët do të kenë rastin të shohin nga afër bolidin e Ferrarit,të garojnë me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata te veçanta.

Ky organizim i veçantë do te realizohet me sloganin

” Mbushe ndjenjën, Formula 1 FERRARI NE QYTETIN TËND|.”

Shell Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë
ekskluzivitete në vendin tonë.

Ky organizim do të zhvillohet në pompat Shell dhe Sheshet e Qyteteve.

Shell tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me
cilësi të lartë të Shell-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushurnevojat e klientëve.

Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit
Shell në më shumë se 156 Shtete , të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë
Klientëve ne ditë . Ndërsa në Kosovë, Shell zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar.

Share Messenger

Më të lexuarat