Sheikët, ofertë marramendëse për të hequr Ronaldon nga Juventus

Share Messenger

Cristiano Ronaldo përfundon sërish nën milionat e sheikëve të Paris Saint Germain. Sipas asaj që raporton Diario Gol, pronarët e kampionëve në fuqi në Francez i kanë ofruar Cristianos një pagë prej 50 mln euro në sezon, plot 20 milionë euro më shumë se portugezi fiton tek Juventusi.

Lajmi i është komunikuar menaxherit të fituesit të pesë topave të artë, Mendezit. Klubi parisien ka në plan të shesë njërin mes Neymar dhe Mbappe dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 140 mln euro për Cristiano Ronaldo, i cili do të sillte të ardhura të mëdha në klub nga marketingu.

Mësohet se kampionët në fuqi të Italisë nuk janë të interesuar për një ofertë të tillë, por në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Mediat në Itali raportojnë se drejtori sportive i Juventusit, Fabio Paratici ka vendosur të nxjerrë në shitje mbrojtësin portugez Kanselo, i cili vlerësohet 60 mln euro.

Pasuesi i mbrojtësit të krahut të djathtë mendohet të jetë Tripier që aktivizohet te Totenham i cili kushton 35 mln euro. Mbrojtësi i skuadrës londineze ndiqej më parë edhe nga Napoli, por klubi Italian hoqi dorë përfundimisht për Anesorin.

Sezonin e fundit është aluduar se ylli francez, Antuan Grizman ka pasur një akord me skuadrën e Barcelonës në muajin Mars kur Atletiko Madrid ishte në të ndeshjes me Juventusit në Ligen e Kampioneve.

Sipas Daily Mail, madrilenët janë të gatshëm të hapin një gjyq me Barcelonën pasi katalanasit kanë vepruar jashtë rregullave duke firmosur një para-kontratë me futbollistin para se të bisedonin me klubin

Share Messenger

Më të lexuarat