SHBA-të sjellin super aeroplanët luftarakë, çmimi i secilit do të jetë 300 milionë dollarë

366 Shares Share Messenger

Shtetet e Bashkuara janë duke punuar në prodhimin e gjeneratës së gjashtë të aeroplanit luftarak, ku secili do të kushtoj 300 milionë dollarë.

Megjithatë, Kongresi amerikan ka paralajmëruar se kostoja e prodhimit të tij mund të kushtoj tri herë më shumë edhe pse modeli aktual i F-35 konsiderohet si projekti më i shtrenjtë ushtarak në botë.

Aeroplanët luftarakë të gjeneratës së ardhshme, Penetrating Counter Air (PCA), do të jetë të gatshëm për përdorim në vitin 2050. Raportohet se do të ketë autonomi më të madhe gjatë fluturimit, dhe do të mund të transportoj peshë më të madhe të armëve sesa çdo aeroplan tjetër i ushtrisë ruse apo kineze.

Çmimi i një aeroplani të tillë luftarak do të mund të shkojë deri në 300 milionë dollarë, që është tri herë më shumë sesa modelet aktuale prej 94 milionë dollarë siç është F-35 A.

Vlerësohet se marina amerikane mund të akomodoj aeroplanë të tipit 414 PCA të njohur ndryshe si F-X, që do të zëvendësojnë aeroplanët F-15, F-22 dhe F-35.

Share Messenger

Më të lexuarat