SHBA porosit kandidatët: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju

Share Messenger

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka dhënë një mesazh për kandidatët deputetë, që garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 6 tetor.

Në prag të fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore, Kosnett ka thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga kandidatët për deputetë.

Ai me anë të një postimi në Twitter ju ka kërkuar këtyre kandidatëve që të jenë të drejtë dhe të ndjekin rregullat dhe ligjin.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett.

Më poshtë postimi i plotë i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett

Share Messenger

Më të lexuarat