Shaqiri i trullos 3 lojtarë të Evertonit në stil të Zidanit

Share Messenger

Xherdan Shaqiri i shijoi në maksimum 90 minuta lojë në Anfield, si titullar për herë të parë këtë sezon për Liverpoolin, pasi përveç golit ai dhuroi edhe shfaqje për tifozët në Anfield në derbin e Merseyside.

Anësorit shqiptar nga Gjilani, Shaqirit iu dha një mundësi e rrallë nga Jurgen Klopp këtë sezon dhe ai u përkujdes për ta shfrytëzuar atë në maksimum, duke shënuar një gol në fitoren e thellë 5:2 të Liverpoolit kundër Evertonit.

Përveç golit, 28-vjeçari bëri edhe shfaqje në fushë, duke i argëtuar tifozët.

Në një moment, Shaqiri i dribloi tre futbollistë të Evertonit në stil të të madhit Zinedine Zidane.

Share Messenger

Më të lexuarat