Shaqiri me Liverpool afër titullit në Premier Ligë, 7 pikë larg nga Man.City

246 Shares Share Messenger

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka reaguar pas fitores së ekipit të tij, Liverpool, të rëndësishme për titull.

Ekipi i Shaqirit fitoi pas golit nga pelatia nga ylli tjetër i ekipit anglez, Salah, i cili me sukses ekzekutoi goditjen e dënimit kundër Brighton’it. Ndërsa, fitores iu gëzua edhe Shaqiri, i cili lavdëroi bashkëlojtarët e tij.

Në një postim në Instagram, Shaqiri postoi një foto të tij të lojës të shoqëruar me mbishkrimin ‘’Ju lumtë djema. 3 pikë të rëndësishme sot’’. Ju kujtojmë se me këtë fitore Liverpool ka 7 pikë më shumë se Man.city i cili gjendet në vendin e dytë të tabeles.

Për të shënuar pati rastin e mirë edhe vetë Shaqiri, i cili në minutën e 27’të sulmoi me një goditje me kokë, por topi kaloi pesë metra pranë shtyllës së portës së ekipit kundërshtar.

Por, pesë minuta brenda pjesës së dytë, Mohamed Salah u ndal në zonë pasi u tërhoq prej fanelle nga Martin Montoya. Gjyqtari dha penallti për Liverpoolin, të cilën egjiptiani e konkretizoi në gol.

Ky gol qe i mjaftueshëm për të kuqtë që të fitojnë dhe të shkojnë në kuotën e 57 pikëve, shtatë më shumë se Manchester City në vendin e dytë që të hënën luan ndaj Wolves dhe nëntë më shumë se Tottenhami që të dielën e pret Manchester Unitedin.

Share Messenger

Më të lexuarat