Shaqiri: A ka kush që na ndalë?

6 Shares Share Messenger

Liverpooli po kalon formë të mrekullueshme në Premier Ligë dhe sot mposhti Bournemouthin në udhëtim me rezultat 4-0

Skuadra e Jurgen Kloppit aktualisht është në vendin e parë në Premier Ligë me 42 pikë, një më shumë se Man City që më vonë do të përballet me Chelsean në derbin e javës, shkruan GazetaMetro.
Liverpooli sot fitoi me rezultat 4-0 në një ndeshje ku Salah shënoi tre gola, derisa Xherdan Shaqiri këtë takim e nisi si titullar.

Shaqa në këtë takim luajti për 64 minuta, ku më pas u zëvendësua me Sadio Mane.

“Akoma të pamposhtur” ka shkruar mesfushori nga Zhegra pas ndeshjes së Liverpoolit me Bournemouthin.

Kujtojmë që Liverpooli këtë edicion akoma nuk ka pësuar humbje në Premier Ligë dhe pas 16 javësh ka regjistruar 13 fitore dhe 3 barazime.

Share Messenger

Më të lexuarat