Shaqiri: Jam mërzitur tek Liverpooli

Share Messenger

Sulmuesi kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka zbuluar se po kalon një periudhë të keqe tek skuadra e “The Reds”.

Shaqiri nuk është duke u aktivizuar mjaftueshëm nga trajneri Jurgen Klopp sikurse sezonin e kaluar, dhe kjo gjë e ka irrituar futbollistin, meqë nuk i jepen minutat e duhura për ta treguar veten në fushë.

“Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Nuk mund të pyesësh trajnerin që të fusë në çdo ndeshje. Kemi një trajner fantastik, një klub të madh dhe atmosfera është shumë familjare”, është shprehur Shaqiri.

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit kundër Napolit, Shaqiri është futur në lojë në minutën e 87-të të ndeshjes, në të cilën “The Reds” pësuan disfatë me rezultat 2-0.

Share Messenger

Më të lexuarat