Shakira tradhëton Piquen

11 Shares Share Messenger

Këngëtarja nuk e ka lëshuar rastin të e ndaj gëzimin e saj me të gjithë ndjekësit e saj.
Kjo verë nuk ka mundur të filloj më mirë për Shakirën. Pas disa muajve me probleme shëndetësore, ajo është kthyer më mirë se kurrë, për të i dhënë ngjyra turneut të saj të parë në 7 vite.

Ajo është shumë e interesuar për lojërat e kampionatit botëror, në të cilën Gerard Pique do të luaj këtë javë me ekipin e Spanjës. Por, Shakira e tregon vazhdimisht se është në përkrahje të ekipit të saj të zemrës e që është ekipi nga vendi ku ajo vjen.

Para disa ditëve ajo ka shpërndarë një fotografi të fëmijëve të saj Milan dhe Sasha të cilët kanë të veshur fanellat e Kolumbisë. Shakira dhe të sajët kanë festuar fitoren e këtij ekipi ditën e djeshme.

Këngëtarja ka shpërndarë një video në të cilën shihet ajo me prindërit e saj dhe fëmijët duke bërtitur “Kolumbia, Kolumbia” në mes të qeshurash dhe përqafimeve.

Share Messenger

Më të lexuarat