Shakira mund të denohet me dy vite burg, ja akuza për yllin botëror

10 Shares Share Messenger

Këngëtarja me famë botërore, Shakira është duke u përballë me autoritet spanjolle dhe mund të rrezikohet me dy vite burg dhe të dënohet me gjobë prej dhjetëra miliona paund, me pretendimin për evazion fiskal, shkruan The Sun.

Autoritetet në Spanjë duan të hetojnë financat e këngëtares nga viti 2011-2014 dhe pretendojnë se Shakira duhet të ketë paguar tatimin mbi të ardhurat e saj ndërkombëtare.

Sipas revistës Formes, nga 2010 deri në 2015, Shakira ka fituar rreth 25 milionë euro në vit nga turet e saj jashtë vendit. Shumë fansa të këngëtares pretendojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje të tatimeve spanjolle. Akuza mundet gjithsesi t’i kushtojë shtrenjtë këngëtares kolumbiane që rrezikon, përveç një gjobe mund edhe të ketë dy vite burg.

Share Messenger

Më të lexuarat