Serbia i frikësohet deklaratës së diplomatit amerikan për Ushtrinë

Share Messenger

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, gjatë vizitës në Kosovë theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm transformimin e FSK-së në forca të armatosura duke theksuar se edhe serbët janë të njoftuar me pozicionin amerikan sa i përket kësaj çështjeje.

Mitchell ka thënë se askush nuk mund t’i vë veto transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Ndaj kësaj deklarata ka reaguar, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se vetëm një forcë e armatosur mund të ekzistojë në Kosovë dhe kjo është KFOR, i cili është i pranueshëm për Serbinë.

Ndërsa, duke komentuar deklaratën e zyrtarit amerikan Wes Michel, i cili tha se SHBA mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës, Vulin tha se Rezoluta 1244 është më se e qartë në këtë drejtim.

Sipas ministrit serb, ushtria e Kosovës kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Share Messenger