Serbët u ankuan për Shaqirin, përgjigja e FIFA-s është epike

Share Messenger

Jovan Surbatovic, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë në një prononcim për median serbe B92 tha se Kombëtarja e Serbisë kishte paralajmëruar FIFA-n se ata nuk do të dilnin në fushë kundër Zvicrës, nëse Xherdan Shaqiri nuk do të ndryshonte këpucët.Xherdan Shaqiri mban flamurin e Kosovës në këpucën e djathtë të tij dhe kjo i kishte penguar zyrtarët e Federatës së Serbisë të cilët kishin ‘kërcënuar’ se nuk do dilnin në fushë, nëse ai nuk do të ndërronte këpucët.

“Ajo që na tronditi është se ne kemi vërejtur gjatë fazës së ngrohjeve që një prej lojtarëve të tyre, Shaqiri, mbante flamurin e Kosovës. Ne reaguam dhe thamë se nuk do të dilnim në fushë nëse ai nuk do të zëvendësonte këpucët”, ka thënë Surbatovic.Mirëpo FIFA as që e ka marrë parasysh këtë përpjekje të Serbisë.“Megjithatë nuk ka pasur asnjë reagim, pastaj insistuam përsëri, shkruam disa e-mail, patëm kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit nga zyra e FIFA-s dhe më në fund, para fillimit të ndeshjes, morëm arsyetimin se kjo është e lejuar sipas rregulloreve të FIFA-s, sepse ky vend është një anëtar i plotë i FIFA-s dhe se futbollistët mund të shprehin ndjenjat kombëtare”, thotë Surbatovic.

Share Messenger

Më të lexuarat