Senatorja Amerikane thotë se Rusia e ka gabim: Kosova është shtet, madje po përparon shumë

Share Messenger

Senatorja amerikane që përfaqëson republikanët në Senat, Joni Ernst, ka thënë se Rusia është shumë gabim në lidhje me Kosovën, pasi që kjo e fundit është shtet i pavarur dhe se po ecën para.

Duke folur për Polygraph, Senatorja Ernst, ka thënë se Kosova po rritet dhe se për 10 vitet e fundit ka ecur mjaftë para, duke shtuar se ka përkrahjen e fuqishme të SHBA’së.

“E shoh Kosovën si një vend që po rritet, po lulëzon. Ky shtet për 10 vitet e fundit ka përparuar shumë. Ata kanë njohjen e SHBA’së. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa tyre, sidomos do t’u ndihmojmë shumë me Ushtrinë”, ka thënë ajo, përcjell Gazeta Metro.

Tutje, Ernst ka shtuar se Rusia gabon në lidhje me Kosovën, kur thotë se kjo e fundit nuk është shtet i pavarur.

Russian Mission OSCE

@RF_OSCE
#Lukashevich: Should Western blind patronage over Kosovo leadership continue, all #OSCE efforts to create multiethnic tolerant society in Kosovo and Metohija are likely to fail

See Russian Mission OSCE’s other Tweets

“Ne jemi shumë falenderues që kemi partneritet në Kosovë, dhe kështu do të vazhdojë. Une besoj fuqishëm që Rusia është gabim sa i përket Kosovës, dhe ne qëndrojmë gjithmonë prapa saj”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Senatorja Ernst vitin e kaluar është zgjedhur udhëheqëse seniore e republikanëve në Senat, ndërsa tani njihet si një nga politikanet më të fuqishme në legjislativin amerikan.

Share Messenger

Më të lexuarat