Sela prin bindshëm në fshatrat e Strugës, ende nuk ka rezultate nga qyteti

Share Messenger

Ndërkohë, në Maqedoni para një ore janë mbyllur vendvotimet dhe në ora 21:00 pritet të dalin rezultatet e para preliminare.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është në udhëheqje të bindshme në fshatrat e komunës së Strugës, kundrejt Ramiz Merkos të BDi-së dhe Lavdrim Elmazit të Lëvizjes Besa, të cilët tani për tani janë të barabartë.

Gazeta Lajm merr vesh se garën mund ta vendosin votat e qytetit, prej ku ende nuk ka as informacione zyrtare e as jozyrtare.

Share Messenger

Më të lexuarat