Sekretari Amerikan Pompeo uron pavarësinë: SHBA-të fuqishem në mbështetje të Kosovës

964 Shares Share Messenger

Sekretari i SHBA-ve, Michael Pompeo përmes një deklarate të lëshuar për shtyp ka uruar pavarsinë e Kosovës.

Në deklaratën e tij, Pompeo ka thënë se SHBA-të mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hap dyert për një të ardhme prosperuese, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai ka thënë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe njohja reciproke do të jetë thelbësore për Kosovën.

Sekretari amerikan shtoi se SHBA-të janë të interesuara që të vazhdojnë të ndërtojmë partneritet me Kosovën.

Për më shumë lexojeni deklaratën e plotë të Sekretarit të SHBA-ve, Michael Pompeo.

“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, unë e përgëzoj Kosovën derisa po festoni përvjetorin e 11-të si një komb sovran dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hap dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurtë në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrdhënieve me Serbinë, njohja reciproke si thelbin e saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Sigurimi i këtij vizioni kërkon gjithashtu hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duket ndihmuar Kosovën të hapë rrugën drejt integrimit të mëtejshme të Perëndimit. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fortë midis popullit tonë dhe do të mbështesin hapat e atyre që punojnë për të çliruar potencialin e madh të Kosovës” u shprehë Pompeo.

Share Messenger

Më të lexuarat