Sejdiu: Vijë të kuqe PDK-së, por jo VV-së

Share Messenger

yrtari i lartë i Partisë Socialdemokrate Dardan Sejdiu në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka përmendur vijat e kuqe që ka PSD-ja ndaj partive tjera. Sipas tij partia në të cilën ai bën pjesë ka vija të kuqe për PDK-në, teksa është shprehur se të njëjtat vija nuk i kanë për lëvizjen “Vetëvendosje”, raporton “Zëri.nfo”.

“Ne jemi të bindur që ata që kanë udhëhequr me Republikën e Kosovës që nga viti 2001 duhet të qëndrojnë në opozitë. Unë i dëgjoj PDK-në që shpesh thonë që ne kemi qenë vetëm qe 8 vite, por në vitin 2001 i ndjeri Bajram Rexhepi ka qenë kryeministër. Kështu që ne prej vitit 2001 deri më sot e kemi një lloj mendësie qeverisës, e rezultatet po ishohim. A kanë të gjithë përgjegjësi, po kanë të gjithë, por dikush ka më së shumti dhe ai duhet ta marrë biletën për opozitë dhe besoj që PDK-ja është ky subjekt, dhe jo për faktin që është PDK por për faktin se si ka qeverisur dhe ka menaxhuar me resurset e vendit. Pra duhet ta ndërrojmë këtë model e ky model, nuk ndërtohet me njerëzit e njëjtë. Këtu përgjegjësi ka edhe LDK-ja meqë ka qenë në shumicën e viteve me ta. Unë jam i interesuar që të ndërrojmë modelin ekonomik dhe të ndërtojmë ekipe të cilat e kanë guximin të veprojnë”, ka thënë Sejdiu.

Duke folur për raportet me ish-partinë e tij pra LVV-në, Sejdiu theksoi se nuk konsideron armiq dhe se PSD-ja nuk ka vija të kuqe për ta.

“Jo unë nuk përmendi. Unë nuk i konsiderojë ata armiq. Tash unë e kuptoj që ata mua më konsiderojnë armik dhe e kanë dëshmuar këtë tash e dy vite. Domethënë prej akuzave më të këqija e më të poshtra deri te “bullizmi” që e bëjnë në mënyra të ndryshme. Por në rregull unë i kuptoj është logjikë jashtëzakonisht problematike. Një prej arsyeve pse më nuk jam aty por unë nuk i konsideroj armiq ata. Unë nuk e konsideroj askënd në politikë armik. Kam kundërshtime në metodën e punës dhe të organizimit por besoj që botëkuptimet kemi deri diku të ngjashme. Metoda e linçimit e “bullizimit”, e armiqësimit me njerëzit ku Dardani është tradhtarë por ky tjetri që është afër tij është i mirë besoj që është problematike por ne nuk kemi vija të kuqe për Vetëvendosjen. Bile unë kam qenë njëri prej atyre që ka folur për një koalicion të majtë. Por ata kanë qenë të interesuar për LDK-në”, tha gjatë intervistës për “Zërin”, Sejdiu. /

Share Messenger

Më të lexuarat