Sejdiu: Rezoluta e hartuar nga koalicioni nuk plotëson kriteret minimale

Share Messenger

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se vetëm me konsensus nacional mund të ecet në procesin e dialogut.

“Është e qartë që ky proces nuk mund të ecë përpara pa konsensus, nuk mund të ecë përpara pa partitë opozitare. Do të shkojmë në secilin takim që thirret për këtë çështje”, deklaroi ai.

Sipas tij, kërkesa e PSD-së është që rezoluta e PSD-së të votohet. Po ashtu, sipas tij duhet që ky debat të kthehet ne kuvend.

“Në politike jemi te ballafaqojmë ide dhe mendime. Në këto tema nuk ka kuptim të jemi në distancë fizike, ndonëse mund të jemi në distancë mendimesh. Pushteti propozoi një rezolutë, ne si PSD prezantuam qëndrimin e PSD-së. Kuvendi është vendi dhe mënyra për ta gjetur konsensusin”, theksoi ai.

Ndërkohë, tha se rezoluta e hartuar nga pushteti nuk plotëson as kriterin minimal.

“Më vjen mirë që pushteti, qeveria janë marrë vesh për një rezolutë, por ky dokument është një dokument që nuk plotëson kriterin minimal. Na duhet procesi në kuvend, diskutimi në kuvend, konsensusi në kuvend”, potencoi Sejdiu

Share Messenger

Më të lexuarat