Salzburgu i kërkon 100 milionë euro për sensacionin më të ri

Share Messenger

Salzburgu e ka vendosur çmimin për super-talentin Erling Braut Haaland. Klubi austriak i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të ri norvegjez

Erling Braut Haaland është sensacioni më i ri i futbollit evropian.

Super-talenti norvegjez po shkëlqen në fanellën e Red Bull Salzburgut, në futbollin austriak, por edhe në atë evropian.

Prandaj, klubi austriak e ka vendosur çmimin për 19 vjeçarin.

Sipas mediave të huaja, Salzburgu i kërkon 100 milionë euro për Haalandin.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur klubet e mëdha evropiane si Manchester United, Real Madrid e Juventus.

Haaland e shkroi emrin e tij në histori të Ligës së Kampionëve këtë edicion duke i realizuar në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve nga dy gola.

Një gjë të tillë nuk e kishte bërë askush tjetër më parë.

Klubi që e transferon atë do ta bëjë një zgjidhje afatgjate dhe të sigurt në sulm, pasi Haaland garanton gola, por edhe asistime.

Share Messenger

Më të lexuarat