Sali Berisha e “zbulon”: Jo SHBA-të, por ja kush qëndron prapa idesë së shkëmbimit të territoreve

12 Shares Share Messenger

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Opinion”. Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.Ish-kryeministri është shprehur se projekti për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një projekt Amerikan, duke shtuar se i dërguar i Senatit tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.“Absolutisht jo. Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguari i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia. Pse mos të kërkojmë në Ulqinin, Tuzin, Tetovën. Por nuk mund ta bëjmë dot”.

Ish-kryeministri Berisha, po ashtu deklaroi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një projekt serb dhe jo ashtu siç është komunikuar në media.Berisha tha se dy apo tre argatë të Beogradit kanë marrë flamurin dhe ua shesin shqiptarëve si projekt të tyre, a thua se shqiptarët janë njerëz pa memorie historike.

Share Messenger