Sa i ka kushtuar Thaçit veshja e skijimit ?

283 Shares Share Messenger

Presidentit të vendit, Hashim Thaçi i ka kushtuar rreth 700 euro veshja e skijimit me të cilën është parë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Firma e rrobave të Thaçit, është “Salwea”, firmë gjermane e themeluar në vitin 1935 ku vetëm xhaketa presidenti i ka kushtuar rreth 400 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Në faqen e shitjeve online “Amazon”, çmimi pantallonave ka kushtuar 247 euro, ndërsa syzet 26 euro.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi si duket sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vendosur të relaksohet i vetëm në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Në faqen “Brezovica.info”, është postuar një foto e Thaçit ku shihet me veshje sportive për skijim dhe i përgatitur për të skijuar, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo krah tij nuk shihet Zonja e Parë, Lumnije Thaçi. Nuk dihet nëse zonja Thaçi ka marr ndonjë dhuratë nga bashkëshorti i saj, presidenti Thaçi, për 8 Mars.

Kjo nuk është hera e parë që presidentin e vendit e shohim aktiv gjatë sezonit të dimrit. Gazeta Insajderi gjatë vitit të kaluar kishte postuar një artikull për Presidentin Thaçi i cili ishte parë duke skijuar shtigjeve të Brezovicës.

Share Messenger

Më të lexuarat