Sa është i pasur Glauk Konjufca?

Share Messenger

Përveç pasurisë së paluajtshme që kapin vlerën e qindra mijëra eurove, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk posedon pasuri të luajtshme në vlera të mëdha, e as aksione në biznese private.

Konjufca, në paraqitjen e pasurisë për vitin 2019 – të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ka deklaruar se posedon dy banesa në emër të tij, një shtëpi në ndërtim si pronë të përbashkët me familjen dhe një shtëpi me 16 ari truall në emër të prindit të tij.

Për dallim nga pasuritë e paluajtshme që kapin vlerën e qindra mijëra eurove, si pasuri të luajtshme Konjufca ka paraqitur vetëm një veturë.

Ai ka thënë se posedon një veturë të markës Volkswagen, të tipit Passat. Ka thënë se vlera e kësaj veture kap shifrën e rreth 3 mijë eurove.

Konjufca ka deklaruar se mban 4 mijë euro në bankë dhe të hyrat vjetore për punën në Kuvendin e Kosovës, përfshirë mëditjet, kapin vlerën e rreth 25 mijë eurove në vit.

Share Messenger

Më të lexuarat