Rugova e thoshte: Zotin e kemi në qiell e Amerikën në tokë!

811 Shares Share Messenger

Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, i cili kujdesej edhe për sigurinë e tij, shpesh ka rrëfyer momente me presidentin historik Ibrahim Rugovën, por si duket ai tashmë ka shkruar edhe një libër ku ndanë momente me presidentin e rrëfen shumë për të, shkruan KultPlus.

Këtë të paktën e ka bërë me dije përmes një statusi në Facebook sot në 13 vjetorin e vdekjes së presidentit, përmes këtij statusi ai rrëfen një bashkëbisedim të shkurtë me presidentin dhe krejt në fund ai tregon që kjo është një pjesë e shkëputur nga libri që do të botohet së shpejti.

Statusi i plotë i Merovcit:

“Veç fakte!
Në vend përkujtimi për dijetarin tonë!
“Shkova në dhomë te Kryetari. Ai po ndiqte TV, kur më pa, tha: ‘Zotin e kemi në qiell e Amerikën në tokë!’ Këtë fjali nuk e kisha të panjohur, sepse Kryetari e përdorte shpesh. Në këtë rast donte të thoshte se pa Amerikën ne do të ishim të humbur pothuaj si çdoherë në histori. Edhe ai dukej i kënaqur me atë që ishte arritur, edhe pse gëzimin është vështirë t’ia zbulosh, nuk e manifeston hapur. Ndenja pak dhe shkova në dhomën time. Ora 01:15. Rashë për të fjetur!”
Pjesë e shkëputur nga Libri që botohet së shpejti!

Foto: Nga Hapja e Konferencës së Rambujesë, 06.02.1999, Presidenti RUGOVA, Ambasadori francez në Maqedoni Zhak UNCINGER.

Share Messenger

Më të lexuarat