Rrufeja godet një shtëpi në Pejë

Share Messenger

Një shtëpi në Pejë është goditur nga rrufeja pasditen e sotme rreth orës 17:00.

Përveç dëmeve material nuk raportohet për persona të lënduar.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë shtuar se në shtëpi nuk ishte asnjë person brenda në momentin kur rrufeja ka goditur shtëpinë.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjatë ditës së sotme, rrufeja ka goditur për vdekje në femër në Deçan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka konfirmuar se viktima është një femër 32-vjeçare.

Share Messenger

Më të lexuarat