Rritja e sigurimit prej 26%: Kaq do të paguani tani për sigurim të veturës

Share Messenger

Nga data 15 nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që çmimi i sigurimeve të veturave të rritet për 26 për qind.

Vendimi i BQK’së lidhur me rritjen e çmimeve të sigurimeve ka hyrë në fuqi javën e kaluar dhe vendim i cili ka filluar të zbatohet që nga e premtja prej kompanive të sigurimit.

Metro ka punuar një grafikë, ku tregohet se për sa rriten çmimet e tarifave për vetura, në bazë të centimetrave kubik të saj.

Si shembull, për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik që aktualisht paguhet 59 euro, çmimi do të rritet në 74.71 euro. Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për automjetet mbi 2701 centimetër kubik, e cila është aktualisht 247.80 euro, ndërkaq çmimi i ri do të jetë, 313.78 euro.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar një numër i madh i njerëzve, ku disa edhe protestuan sot para objektit të BQK’së.

Ata kanë kërkuar nga ky institucion që të kthehet vendimi i mëparshëm dhe të anulohet kjo rritje.

Për ngritjen e çmimeve të sigurimeve të veturave, ka reaguar sot edhe kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, i cili i është drejtuar me një letër BQK’së, ku kërkon të dijë se mbi të cilat arsyeje është bërë kjo rritje prej 26 për qind.

Ndërkaq edhe nesër është paralajmëruar një protestë e re para BQK’së, veçse kjo protestë është ndryshe nga protesta e sotme, pasi që protestuesit do të vendosin veturat para objektit të BQK’së.

Share Messenger

Më të lexuarat