Ronaldo zbulon se kush e motivon në sukseset e tij

Share Messenger

Cristiano Ronaldo ka thënë se rekordi që e ka arritur si top golashënues në Kupën e Botës për Klube ia shton motivimin që të luftojë më shumë.

“Jam shumë i lumtur, rekordi është diçka që më bën krenar, si pjesë e rrugës në të cilën jam në futboll”, tha Ronaldo për mediumin e klubit zyrtar.

“Të bëhesh top golashënues është një nder, më jep motivim që të vazhdoj së punuari me gëzim dhe që të vazhdoj së bëri sakrifica”.

“I falënderoj bashkëlojtarët e mi, pa ta do të ishte e pamundur të fitohet. Jam shumë i lumtur, më jep incentivë të shtuar që të vazhdoj së luftuari dhe që t’ua kthej njerëzve që më kanë përkrahur”.

Share Messenger

Më të lexuarat