Ronaldo shpërthen në lot kur i tregohet një video e babait të ndjerë duke folur për të

Share Messenger

Cristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët pasi i është treguar një xhirim i babait të tij të ndjerë, në të cilin ai shprehte krenarinë për arritjet e djalit të tij.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Piers Morgan, futbollistit portugez i është lëshuar një video, në të cilat babai i tij, Jose Dinis Aveiro, fliste para fillimit të Kampionatit Evropian të vitit 2004 që u zhvillua në Portugali.

Babai i tij, një ish-ushtar dhe i varur nga alkooli, vdiq nga pamjaftueshmëria e mëlçisë në moshën 52 vjeçare duke mos i përjetuar sukseset më të mëdha të Ronaldos dhe lindjen e fëmijëve të tij.

“Nuk e kam parë asnjëherë videon. Nuk e kam parë kurrë këtë video. E pabesueshme”, ka thënë 34-vjeçari i përlotur.

I pyetur se si ndihej kur e dëgjonte babanë e tij duke u shprehur krenar për arritjet e djalit, ylli i Juventusit: “Kam pritur që intervista të ishte argëtuese, por nuk kam pritur të qaj. Mirëpo, asnjëherë nuk i kam parë këto pamje. Nuk e di ku i keni marrë… Më duhet t’ia tregoj familjes sime këto pamje”.

“Vërtet nuk e njoh babanë tim qind për qind. Ai ishte një person i dehur. Asnjëherë nuk kam biseduar me të, të zhvilloja një bisede normale. Ishte vështirë”.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeçar kur babai i tij ndërroi jetë që do të thotë se Aveiro nuk i ka përjetuar momentet më të mëdha në karrierën e të birit, duke përfshirë pesë titujt të Ligës së Kampionëve, pesë Topa të Artë, ‘Euro 2016’ dhe shumë trofe shtetërorë, si edhe ardhjen në jetë të katër fëmijëve të tij.

Share Messenger

Më të lexuarat