Ronaldo kërcënon rivalët

Share Messenger

“Lojtari i ndeshjes” kundër APOEL-it pas fitores 3-0 ku ai shënoi 2 nga 3 golat e takimit tha se madrilenët janë sërish të uritur për ta fituar atë trofe.

Ai u shpreh i lumtur që edicionin e ri e nisi me një dopjetë.

“Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, luajtëm në shtëpi dhe donim ta fillonim mirë Ligën e Kampionëve. E dinim se do të përballeshim me një ekip shumë mbrojtës, ndaj nuk mund të shënonim më shumë gola. Sidoqoftë, në fund arritëm një rezultat të mirë. Unë jam i kënaqur të luaj përsëri.

Kjo është një garë e ndryshme dhe të filloj të shënoj gola përsëri ishte shumë e rëndësishme për mua. Kam kontribuar në fitore dhe ndihem mirë për këtë. Favoritë? Kjo garë është shumë e gjatë, duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje. Së pari do të luajmë fazën e grupeve dhe pastaj do të shohim, por sigurisht që duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, sepse është kompeticioni i Real Madridit” përfundoi futbollisti më i mirë në botë.

Share Messenger

Më të lexuarat