Ronaldo: Ëndërroj të luaj finalen e Championsit kundër Real Madrid

Share Messenger

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ëndërron që të luaj kundër ish-skuadrës së tij, Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve gjatë këtij edicioni.

Siç raporton ‘Sky’, sulmuesi i Juventusit ka thënë se do të ishte një ëndërr për të, nëse do të luante një finale të Championsit kundët Realit.

‘Real Madridi është një skuadër e jashtëzakonshme, por më me qejf do të luaja ndaj Realit më vonë. Do të jepja nënshkrimin tash për një finale me Realin. Do të ishte ëndërr’, ka thënë Ronaldo.
Ronado si njëri ndër lojtarët më të mirë të kohës, ka arritur të fitojë pesë herë këtë Ligë, ku katër prej tyre ishin me Real Madrid gjatë viteve 2014 deri 2018.

Gjatë vitit të kaluar, ai u transferua në skuadrën italiane Juventus gjatë vitit të kaluar, mirëpo u eliminua nga Ajax në çerekfinalen të Ligës së Kampionëve.

Share Messenger

Më të lexuarat