Ronaldo e pranon fajin, 2 vite burg!

93 Shares Share Messenger

Cristiano Ronaldo është dënuar me 24 muaj burg.Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka pranuar një dënim me 24 muaj burg për mashtrim tatimor.

Portugezi, natyrisht se nuk do ta mbajë burgun, por që do t’i duhet të pagujë një gjobë prej 18.8 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Ronaldo – i cili humbi një penallti gjatë fitores së Juventusit 3-0 kundër Chievos vetëm një natë më parë është dënuar me dy vite burg nga gjykata në Spanjë.

33-vjeçari, i cili u largua nga Real Madrid për në Torino verën e kaluar, akuzohet për shmangien e tatimit katërvjeçar midis 2011 dhe 2014, i përbërë nga katër krime individuale, të cilat arritën në 14,768,897 euro.

BBC raporton se marrëveshja do t’i paraqitet gjyqtarit gjatë një seance të shkurtër gjyqësore të martën (sot), përpara se të shpallet një vendim ‘në ditët e ardhshme’.

Share Messenger

Më të lexuarat